Sasi rekord DROGE, sekuestrohet 1.5 ton heroinë dhe marihuanë

Publikuar tek: bota, më 07:02 02-02-2019 Sasi rekord DROGE, sekuestrohet 1.5 ton heroinë dhe marihuanë Foto ilustruese

Policia turke ka sekuestruar rreth 1 ton e gjysmë lëndë narkotike heroinë dhe bimë marihuane.

Një seri operacionesh policore në qytetin e Stambollit çuan në arrestimin e të paktën pesë personave.

Njësitë kundër trafikimit të narkotikëve njoftuan fillimisht konfiskimin e një sasie totale prej 850 kg heroinë në rajonet verilindore të Sarijerit dhe Sultanbejlit, dhe vënien në pranga të dy të dyshuarve.

Një tjetër sasi prej 500 kg bimë marihuanë e përqendruar u identifikua nga autoritetet ndërsa po transportohej me një kamion.

Një tjetër operacion madhor u përmbyll me sukses javën e kaluar, ku policia konfiskoi sasinë më të madhe në historinë e vendit, rreth 1.5 tonë heroinë të fshehura midis disa pllakave të mermerit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011569976806641
array(1) { ["section"]=> string(67) "sasi-rekord-droge-sekuestrohet-1-5-ton-heroine-dhe-marihuane-151243" }