Sateliti Juno futet në orbitën e Jupiterit, pas 5 vitesh udhëtim

Publikuar tek: bota, më 07:41 05-07-2016 Sateliti Juno futet në orbitën e Jupiterit, pas 5 vitesh udhëtim

Agjencia amerikane e hapësirës ka dërguar me sukses një tjetër satelit në orbitën e Jupiterit. Sateliti Juno është nisur nga Toka në 5 gusht të 2011, për të arritur në destinacion në 4 korrik të 2016-ës.

“Juno, mirëserdhe në Jupiter” ishte mesazhi që u lëshua në sallën e kontrollit të Nasa-s, duke u shoqëruar me duartrokitje dhe brohoritje nga ekipi që ka punuar për këtë mision.

Juno është sateliti i dytë në histori që do të studiojë planetin më të madh të sistemit tonë diellor, pas Galileos që funksionoi nga vitit 1995 deri në 2003. Ekspertët presin që ky mision të japë më shumë informacione për mënyrën se si është krijuar planeti i gaztë.

Fakte rreth Jupiterit:

-Është planeti më i madh i sistemit tonë diellor.

-Jupiteri është 319 herë më i madh se Toka.

-Ka 63 Hëna.

-Një rrotullim rreth Diellit kryhet nga Jupiteri për 12 vite tokësore.

-Një ditë zgjat 10 orë në Jupiter.

-Jupiteri është rreth 90 % hidrogjen dhe helium 10 %.

-Jupiteri ka një fushë të madhe magnetikë, shumë herë më të fortë së sa e Tokës.

Juno_Transparent.png

*Sateliti Juno

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2026059627533
array(1) { ["section"]=> string(69) "sateliti-juno-futet-ne-orbiten-e-jupiterit-pas-5-vitesh-udhetim-45538" }