SATELITI MISTERIOZ RUS në hapësirë, alarmon SHBA, rusët mohojnë akuzat, ekspertët thonë të kundërtën

Publikuar tek: bota, më 20:00 15-08-2018 SATELITI MISTERIOZ RUS në hapësirë, alarmon SHBA, rusët mohojnë akuzat, ekspertët thonë të kundërtën Foto nga BBC

Një satelit misterioz rus që po tregon “sjellje shumë anormale” ka ngritur alarm në SHBA, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit. 

“Nuk e dimë me siguri se çfarë është dhe nuk kemi asnjë mundësi ta verifikojmë” tha ndihmës sekretarja Yleem Poblete në një konferencë në Zvicër në 14 gusht.

Ajo u shpreh e frikësuar dhe sipas saj është e pamundur të thuhet nëse objekti mund të jetë një armë. Rusia vetë ka hedhur poshtë akuzat si të “pabaza, shpifje të ngritura mbi dyshime”.

Sateliti u nis në hapësirë në tetorin e vitit të kaluar, raporton BBC.

“Sjellja e satelitit në orbitë ishte në kundërshtim me gjithcka shihej më parë në inspektin në orbitë apo në aftësitë e ndërgjegjësimit hapësinor, duke përfshirë edhe aktivitete të tjera satelitore të inspektimit rus” tha zonja Poblete në konferencën mbi çarmatimin në Zvicër.

“Qëllimet ruse mbi këtë satelit janë të paqarta dhe padyshim ky është një zhvillim shqetësues” shtoi ajo duke cituar komentet e fundit bërë nga komandanti i Forcës hapësinore ruse që tha se “adaptimi i prototipeve të reja të armëve” ishin një objektiv kyç për forcën hapësinore ruse. Zonja Poblete tha se SHBA ka “shqetësime serioze” që Rusia po zhvillon armë anti-satelitore.

Aleksandër Deynko, një diplomat i lartë rus i tha agjencisë së lajmeve Reuters se komentet ishin “të njëjtat, të pabazuara, shpifje ngritur mbi dyshime”. Ai I bëri thirje SHBA që të kontribuojë në një traktat ruso-kinez që vë theksin në parandalimin e një gare armatimi në hapësire, raporton BBC.

Armët hapësinore janë të dizenjuara në mënyrë të tillë që mund të shkaktojnë dëme në mënyrë më delicate sesa armët tradicionale. Shkaktojnë shumë mbeturina në orbitë” shpjegon Alexandra Stickings, një analiste hulumtimi në Institutin e Shërbimeve Mbretërore. “Këto lloj armësh mund të përfshijnë lazer apo edhe frekuenca mikrovalësh që mund të ndalojnë satelitet të punojnë në kohë, ose e c’aktivizojnë atë përgjithmonë duke e shkatërruar apo prishur nëpërmjet zhurmës”.

“Por është e vërtetë ta dish se c’lloj teknologjie është sepse një informacion I tillë mbi hapësirën është I klasifikuar” shton ajo.

Ajo tha gjithashtu se është shumë e vështirë që të përcaktohet se ngjarjet që shkaktohen në hapësirë janë veprime të qëllimshme apo armiqësore të ndonjë kombi specifik, raporton BBC.

Për hulumtuesen e Forcave të Mbretërisë së Bashkuar (UK), komentet e zonjës Poblete ishin interesante në dritën e vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të nisur një degë të gjashtë të Forcave të Armatosura të SHBA, të quajtur Forcat Hapësinore, tha zonja Stickings.

“Tregimi që na vjen nga SHBA është: hapësira ishte paqësore, tani shikoni se çfarë po bëjnë rusët dhe kinezët” – duke injoruar faktin se SHBA po zhvillon aftësitë e veta”.

Një zëdhënës I Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë tha se nuk mund të konfirmojë apo të mohojë ndonjë ndjekje të satelitëve rusë.

“Ka një sërë kërcënimesh apo rreziqesh për të gjitha kapacitetet në hapësire në atë që quhet një fushë gjithnjë e më shumë e kontestueshme” tha zëdhënësi.

“Mbretëria e Bashkuar po punon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, duke përfshirë UK, për të rizbatuar sjelljet e përgjegjshme dhe të sigurta në hapësirë, për të ndërtuar njohuri, mirëkuptim dhe qëndrueshmëri”. /BBC/

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012675046920776
array(1) { ["section"]=> string(104) "sateliti-misterioz-rus-ne-hapesire-alarmon-shba-ruset-mohojne-akuzat-ekspertet-thone-te-kunderten-131229" }