Sateliti që shpërtheu sot ishte i Facebook dhe kushtonte plot 195 milion dollarë

Publikuar tek: bota, më 21:40 01-09-2016 Sateliti që shpërtheu sot ishte i Facebook dhe kushtonte plot 195 milion dollarë

Mark Zuckerberg duhet të jetë tepër i inatosur me Shefin Ekzekutiv të SpaceX, Elon Musk, pas shpëthimit të raketës së bashku me satelitin që do dërgohej në hapësirë.

Sateliti ishte parashikuar të dërgohej në hapësirë përmes bazës në Florida por raketa Falcon e programit privat SpaceX, që ka njohur më parë dështime të ngjashme, pësoi defekt dhe shpërtheu në flakë gjatë testimit.

Sateliti AMOS-6 ishte financuar nga Facebook, dhe kapte vlerën marramendëse prej 195 milion dollarë. Qëllimi i tij ishte të mundësonte internet falas për zonat e Perëndimit, Lindjes dhe Jugut të Afrikës.

 

Zuckerberg reagoi duke thënë se ndihej tepër i zhgënjyer nga dështimi i lëshimit dhe shkatërrimi i satelitit.

“Jam në Afrikë, jam tepër i zhgënjyer të dëgjoj për dështimin e SpaceX që shkatërroi satelitin tonë. Fatmirësisht ne kemi zhvilluar teknologji të tjera si Aquila që do të mundësojnë komunikimin mes njerëzve. Ne do të punojmë derisa çdokush të ketë mundësitë që ky satelit do të kishte ofruar”, tha Zuckerberg.

Sateliti AMOS-6 u ndërtua në bashkëpunim me agjencinë izraelite të komunikimit (Spacecom). Humbja e satelitit është një goditje e rëndë si për Spacecom dhe Facebook. /Newsbomb.al/ (Ndalohet kopjimi i materialit)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030808925628662
array(1) { ["section"]=> string(86) "sateliti-qe-shpertheu-sot-ishte-i-facebook-dhe-kushtonte-plot-195-milion-dollare-51605" }