Policia e Tiranës ka zbuluar në zonën e Saukut të Vjetër sasi të mëdha municionesh luftarake, fishekë, granata dhe ndezës.
Të fshehura në shkurre janë zbuluar 190 fishekë të modelit 56m, 60 fishekë të modelit 54m, 12 granata dore dhe 25 ndezës elektrikë. Policia po ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët e kanë fshehur sasinë e minicioneve.