Sazan Guri: Jam si Mihal Grameno, se jam i Pushkës dhe i penës, ndaj do më votoni

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:45 07-04-2015 Sazan Guri: Jam si Mihal Grameno, se jam i Pushkës dhe i penës, ndaj do më votoni Kandidati per Bashkine e Tiranes, ambientalisti Sazan Guri

Pothuajse një “hard talk” per te mos u humbur, që e bëri Menada Zaimin të vinte shpeshherë buzën në gaz, ishte intervista e kandidatit për Tiranën, Sazan Guri në televizionin Agon Channel. “Kam 15 që së bashku me gruan kontribuojmë në një studio. 

Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë” tha ai, i cili nuk la pa përmedur etiketimet për gazetarën si “gazetare simpatike” apo gazetare elegante. Pyetjes së gazetares se pse duhet ta votonin qytetarët e Tiranës, Sazan Guri përgjigjet: “Sepse kam qenë i pushkës dhe i penës. Mihal Grameno ishte i pushkus dhe penës. Pushka është protesta, pena është ajo që kemi shkruar” tha Guri.

"Unë të bind me kulturën që më vjen nga interpretimi i gjërave”, tha Guri në emision. “Nuk mund të them se do t’ju votoj juve, se vota është e fshehtë” ndërhyn gazetarja. “S’ka problem, as ka problem fare” përgjigjet Sazan Guri, duke hedhur poshtë me këtë fjali përmbyllëse gjithë parashtresën që kishte bërë në minutazhin që i kishte dhënë gazetarja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025304079055786
array(1) { ["section"]=> string(83) "sazan-guri-jam-si-mihal-grameno-se-jam-i-pushkes-dhe-i-penes-ndaj-do-me-votoni-8091" }