“Schengeni ballkanik” ka mbështetjen e SHBA-së”, Palmer për negociatat: Ende nuk është thënë fjala e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 08-11-2019 “Schengeni ballkanik” ka mbështetjen e SHBA-së”, Palmer për negociatat: Ende nuk është thënë fjala e fundit Mathew Palmer

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet Zvicër, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin krijimin e një “Schengeni Ballkanik”.

Sipas tyre “Schengeni Ballkanik” është një ide premtuese, ndërsa Palmer thesoi se në një nismë të tillë ka vend edhe për Republikën e Kosovës dhe për Bosnje e Hercegovinën.

“Është një iniciativë që premton, ka mbështetjen tonë dhe për të cilën ne jemi të përkushtuar, që të punojmë në partneritet me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për të përparuar”, tha zyrtari I SHBA, teksa shtoi se “iniciativa e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për krijimin e një “mini Schengeni”, tregon se këto shtete po marrin përgjegjësitë për fatin e tyre duke kontrolluar të ardhmen e tyre”.

Gjithahstu Palmer shprehu zhgënjimin për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa deklaroi se ende nuk është thënë fjala e fundit.

“Konsensusi është i nevojshëm dhe fillon një proces të rëndësishëm që dërgon një sinjal të rëndësishëm për rajonin”, u shpreh Palmer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0079009532928467
array(1) { ["section"]=> string(109) "schengeni-ballkanik-ka-mbeshtetjen-e-shba-se-palmer-per-negociatat-ende-nuk-eshte-thene-fjala-e-fundit-185172" }