Schulz ka një mundësi të vetme për të "rrëzuar" Merkel, debatin televiziv

Publikuar tek: bota, më 07:03 02-09-2017 Schulz ka një mundësi të vetme për të

Kandidatja e hekurt Angela Merkel do të përballet në një duel televiziv me rivalin e saj Martin Schulz. Dueli televiziv që do t’i ballafaqojë të dielën do të jetë një përballje personalitetesh, njëkohësisht konsideruar si karta e fundit e social-demokratit para zgjedhjeve.

“Shansi i tij i fundit për të ndryshuar tendencën, përmbledh këtë javë e përditshmja Handelsblatt në adresë të kreut të SPD. Sondazh pas sondazhi, mbetet me një distancë mjaft të madhe në këndvështrimin e zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit përballë kancelares ndaj së cilës gjithçka duket si mjaft premtuese për një mandat të katërt njëkohësisht si një rekord jetëgjatësie në pushtet në Gjermaninë e pas luftës.

Rrethi i saj konservator është vlerësuar me 38 për qind të votave, kundrejt 24 për qind për social-demokratët e Martin Schulz.

“Për Schulz, e diela do të jetë dita më e rëndësishme e fushatës. Është dita kur do të vendoset përfundimisht nëse mundet apo jo të ndryshohen gjërat”, shtoi Handelsblatt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky shtet bëhet për herë të parë me kryeministër homoseksual, por ka dhe një ‘sekret’ tjetër
Fotografon djalin në natyrë por shokohet nga ajo ç’ka zbulon më vonë »
Article Logic
Execution time: 0.011608839035034
array(1) { ["section"]=> string(76) "schulz-ka-nje-mundesi-te-vetme-per-te-rrezuar-merkel-debatin-televiziv-90923" }