Së shpejti linjë fluturimi Poloni- Shqipëri? Rama tregon çfarë i ka kërkuar kryeministres

Publikuar tek: politike, më 16:16 06-12-2017 Së shpejti linjë fluturimi Poloni- Shqipëri? Rama tregon çfarë i ka kërkuar kryeministres

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë  të përbashkët për shtyp nga Varshava me Kryeministren e Polonisë Beata Szydlo.

Kryeministrja polake ka  shprehur bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE.

Sakaq kryeministri Edi Rama, duke zbardhur bisedën zhvilluar me homologen e tij tha se i ka kërkuar një linjë fluturimi direkte, Poloni-Shqipëri me qëllim zhvillimin e turizmit.

“Me kryeministren kemi ndarë mendimin se ka një potencial të madh të pashfrytëzuar për zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike e tregtare, në fjalën e saj më të drejtë kryeministrja përmendi turizmin, dua të ndaj me opinionin publik polak se në janar-tetor Shqipërinë e kanë vizituar 74% turistë polakë se vitin e shkuar. Në këtë kontekst i kam kërkuar kryeministres të inkurajojë kompnainë e fluturimeve polake për vendosjen e një linje të drejtpërdrejtë fluturimi që do sillte më shumë mundësi”, tha Rama.

“Shqipëria është gjithnjë e më i preferuar nga polakët si një vend turistik, ata e konsiderojnë shqipërinë si një destinacion interesant. Folëm në takimin tonë mbi mbështetjen e Polonisë për reformën e drejtësisë, një reformë thelbësore edhe në kuadër të investimeve të Polonisë në Shqipërinë”, u shpreh më herët kryeministrja Beata Szydlo .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029108047485352
array(1) { ["section"]=> string(94) "se-shpejti-linje-fluturimi-poloni-shqiperi-rama-tregon-cfare-i-ka-kerkuar-kryeministres-102174" }