Së shpejti nënë për herë të parë, Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin: Puthjen e parë…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:41 31-05-2020 Së shpejti nënë për herë të parë, Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin: Puthjen e parë…

Aktorja seksi Olta Gixhari shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë vetë Olta përmes disa fotove të publikuara në Instagram, ku shfaqej në breg të detit në Spanjë duke i dhuruar një puthje partnerit.

Ajo ka preferuar të mos e tregojë identitetin e tij, por një intervistë të dhënë së fundmi për revistën "Story", bukuroshja ka treguar detaje të reja nga marrëdhënia e tyre.

Olta ka rrëfyer se ata janë njohur për Krishtlindje dhe puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas duke qenë se ajo nuk besonte tek lidhjet në distancë.

"Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie", u shpreh aktorja.

xx.jpgxxx.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093491077423096
array(1) { ["section"]=> string(95) "se-shpejti-nene-per-here-te-pare-olta-gixhari-rrefen-njohjen-me-partnerin-puthjen-e-pare-208517" }