Seanca e jashtëzakonshme, Balla 'ultimatum' Metës: Deri në orën 17:00...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 16-01-2019 Seanca e jashtëzakonshme, Balla 'ultimatum' Metës: Deri në orën 17:00...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur nga Elbasani për seancën e jashtëzakonshme që parlamenti do të mbajë pasditën e sotme ku do të dekretohen ministrat e rinj.

Balla tha se deri në orën 17:00, Meta do t'i ketë dhenë fund një historie të pakuptimtë që në të gjitha ministritë të vijojë puna.

“Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00. Shumë shpejt  kjo çështja e të drejtës të shpikuar nga Presidenti për t'i hequr kuvendit të drejtën për tu shprehur do të zgjidhet nga Gjykata kushtetuese. I jepet fund një situatë artificiale për nevoja të brendshme të opozitës, që kanë bllokuar me pa të drejtë të drejtën e kryeminsitrit për propozimin e këshillit të minsitrave. Kuvendi vendos jo presidenti”, është shprehur Balla.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Jam student, kam një pyetje', Rama prezanton rubrikën e re: Do të marrë përgjigje në kohë reale
Hynë ilegalisht në Gjermani, kapen dy shqiptarë në aeroportin e Berlinit »
Article Logic
Execution time: 0.012963056564331
array(1) { ["section"]=> string(72) "seanca-e-jashtezakonshme-balla-ultimatum-metes-deri-ne-oren-17-00-149014" }