Seanca në Kuvend për Metën, Basha: Një farsë, Edi Rama po kërkon të largojë vëmendjen

Publikuar tek: politike, më 14:22 13-06-2019 Seanca në Kuvend për Metën, Basha: Një farsë, Edi Rama po kërkon të largojë vëmendjen

Kreu i PD, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu ka komentuar seancën e sotme plenare ku me orë të tëra është diskutuar dekreti i presidentit Ilir Meta.

Basha shprehet mes të tjerash se Rama me shkarkimin e Metës kërkon të largojë vëmendjen nga opinioni publik. Seancën e sotme Basha e cilësoi si farsë

"Edi Rama ka vënë në skenë shkarkimin e presidentit. E gjithë logoreja e sotme ka një qëllim të ç'fokusojë vëmendjen e opinionit publik nga fakti që e gjithë Europa e di që ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar. Një njeri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit. Mos kini asnjë iluzion farsa e sotme për shkarkimin e presidentit përfundon me rezolutë dhe tani po vazhon të konsumojë orët e pasditës nuk është asgjë tjetër por vetëm pjesë e këtij teatri që Edi Rama ka nevojë ta largojë vëmendjen nga kriza e thellë ku ju ka futur. Ka nevojë ta largojë vëmendjen nga fakti që është kapur duke vjedhur zgjedhje. I gjithë ky është një teatër. Gjatë 48 orëve të fundit shumë miq kanë kërkuar të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i shqiptarëve dhe Edi Rama t'i hapë rrugë një procesi politik. Sfidimi i hapur që Rama bën, përpjeka për të vëne 30 qershorin e debatit, kur kjo datë zyrtarisht nuk është datë zgjedhjesh ky sfidim bëhet me një qëllim që Rama të ketë mundësi të negociojë për një grusht kriminelësh që e mbajnë me serume', tha Basha.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027734994888306
array(1) { ["section"]=> string(89) "seanca-ne-kuvend-per-meten-basha-nje-farse-edi-rama-po-kerkon-te-largoje-vemendjen-168078" }