Seanca plenare, zbardhet rendi i ditës, ‘pika e nxehtë’ që pritet të shkaktojë debate

Publikuar tek: politike, më 08:52 15-02-2018 Seanca plenare, zbardhet rendi i ditës, ‘pika e nxehtë’ që pritet të shkaktojë debate

Ditën e sotme, në orën 10.00 pritet të zhvillohet si çdo të enjte seanca parlamentare.

Në rendin e ditës janë parashikuar të diskutohen disa projektligje dhe projektvendime. Pika që pritet të shkaktojë debate në kuvend ditën e sotme është interpelanca e kërkuar nga kreu i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri është përfolur nga deputetë të PD si një nga ministrat e përfolur e përfshirë në përgjimet e një dosje kriminale që prokuroria e Elbasanit po heton gjatë kësaj kohe.

RENDI I DITËS

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.2.2018

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në

3. Interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Damian Gjiknuri, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Edmond Spaho.

4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Diskutime

5. Projektvendim “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”

6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010365009307861
array(1) { ["section"]=> string(88) "seanca-plenare-zbardhet-rendi-i-dites-pika-e-nxehte-qe-pritet-te-shkaktoje-debate-110299" }