Sejdini bashkë me myftiun inaguron xhaminë e re në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 17:26 20-10-2017 Sejdini bashkë me myftiun inaguron xhaminë e re në Elbasan

Është inauguruar në qytetin e Elbasanit Xhamia e re "Pasha" e cila është ndërtuar në themelet e xhamisë së vjetër.

Ashtu si të gjitha objektet e kultit edhe kjo xhami u shkatërrua gjatë viteve të diktaturës.

Në vitet '90 do të ishte ish kreu i ndjerë i Komunitetit Mysliman Hafiz Sabri Koçi i cili do të rindërtonte këtë xhami, si xhamia e parë pas diktaturës në Elbasan.

I pranishëm në këtë ceremoni, Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini falenderoi komunitetin mysliman për ringritjen e këtij objekti shekullor.

Sejdini përcolli mesazhe paqeje dhe dashurie, ashtu siç e meriton qyteti i Elbasanit.

Screenshot_12.jpg

Screenshot_11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kur dhe si ndodhin valët e pranverës, s'do ta besoni sa herë në muaj marrin vrull oqeanet
Kapet në flagrancë 34 vjeçari në rrugën Lezhë-Milot, ja çfarë i gjendet në furgon »
Article Logic
Execution time: 0.011273145675659
array(1) { ["section"]=> string(64) "sejdini-bashke-me-myftiun-inaguron-xhamine-e-re-ne-elbasan-96616" }