Sejdini inspekton përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në fshatrat e Elbasanit

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 12-10-2017 Sejdini inspekton përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e fasadave të pallateve në fshatrat e Elbasanit

Bashkia e Elbasanit ka përfunduar dy fazat e para të rikonstruksionit të fasadave të pallateve, ndërsa faza e tretë pritet të nisë së shpejti.

Në dy fazat e para u përfshinë fasadat e pallateve në rrugët kryesore dhe fasadat që ishin më të dëmtuara nga koha e gjatë, apo faktorë të tjerë.

Pjesë e rikonstruksionit të fasadave, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, janë bërë edhe një bllok pallatesh në fshatin Ullishtë, Njësia Administrative Papër dhe një bllok pallatesh në Bradashesh.

Bashkia e Elbasanit është kujdesur që investimet të shpërndahen njësoj në të gjithë territorin e saj.

Kryetari i bashkisë Elbasan Qazim Sejdini inspektoi përfundimin e punimeve në fshatin Ullishtë ku kanë përfituar 60 familje.

Rikonstruksioni i fasadave të pallateve, përveç anës estetike, ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetësës së banorëve. Materialet e përsorura për suvatim dhe lyerje bëjnë të mundur kursimin e energjisë dhe garantimin e një ambienti të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër.

Ligji parashikon që ndërhyrje të tilla në banesat kolektive të bëhen me kontribut të përbashkët edhe nga vetë banorët, por Bashkia e Elbasanit duke marrë parasysh kushtet ekonomiketë qytetarëve, ka marrë përsipër që një investim të tillë ta përfundojë me financimet e saj.

Faza e tretë, e cila do të jetë edhe faza e fundit e rikonstruksionit të fasadave, do të përfshijë të gjithë pjesën e mbetur.

Banorët e fshatit Ullishtë, u shprehën të kënaqur me punën e bërë. Ata gjetën rastin të falenderojnë personalisht Kryetarin e Bashkisë jo vetëm për këtë investim, por edhe për infrastrukturën rrugore, e cila në këtë fshat është model.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 16 gjoba nga ISHTI, ulen ndjeshëm masat administrative për bizneset
Aktivisti Gerti Shella fiton betejën ligjore ndaj avokatit, ja shifra e majme që duhet t'i paguajë Altin Goxhaj »
Article Logic
Execution time: 0.011810064315796
array(1) { ["section"]=> string(115) "sejdini-inspekton-perfundimin-e-punimeve-per-rikonstruksionin-e-fasadave-te-pallateve-ne-fshatrat-e-elbasanit-95646" }