Sejko flet për skemën e vjedhjes së miliardave në Thesarin e bankës dhe komenton raportin e KLSH-së

Publikuar tek: ekonomi, më 16:42 03-08-2016 Sejko flet për skemën e vjedhjes së miliardave në Thesarin e bankës dhe komenton raportin e KLSH-së

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko ka komentuar skemën e vjedhjes së Thesarit të Bankës së Shqipërisë si dhe raportin e KLSH në lidhje me vjedhjen e milionave.

 I pyetur nga gazetarët në lidhje me shumën dhe skemën e vjedhjes fizike të bankës dhe nëse ka patur një bashkëpunim ndërmjet bankave të nivelit të dytë, guvernatori u përgjigj se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj skeme vjedhjeje në bashkëpunim.

“Ne kemi konfirmuar në mënyrë të vazhdueshme që shuma e vjedhur ka qenë ajo që është deklaruar me urdhër të administratorëve. Vlera prej 713 milion lekë të vjedhura është konfirmuar nga autoritetet përkatëse.   Raporti i kontrollit të shtetit ka konfirmuar këtë shifër. Çdo spekullim tjetër do prishte imazhin e Bankës së Shqipërisë”, theksoi Sejko.

Por, në raportin sekret të  Kontrollit të Lartë të Shtetit të mbërritur në Prokurorinë e Përgjithme dhe në 5 institucione të tjera është  hedhur dritë  dritë mbi vjedhjen e parave në Thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Raporti i hartuar nga 6 auditues, zbulon skemën e vjedhjes së parave, njëherësh hedh dritë mbi shifrën e saktë të vjedhjes, ku KLSH ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për shifrën prej 713 milionë lekë të reja, siç deklaroi ish-guvernatori Fullani, por për 2.9 miliard lekë në thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Kjo sasi lekësh nuk është vjedhur nga një person i vetëm por siç thonë audituesit në raport, në këtë skemë janë implikuar disa zyrtarë të bankës dhe drejtues të Bankave të Nivelit të Dytë, duke dyshuar se kanë përdorur dokumentacion fallco në procesin e dorëzimit të lekëve për shkatërrim.

Kjo shifër është mbajtur sekret, me qëllimin e vetëm për të mos krijuar panik në tregun bankar, pasi publikimi i skemës së kësaj megavjedhje parashikohej të sillte në atë periudhë, tërheqjen e depozitave nga qytetarët dhe prishjen e ekulibrit bankar.

Për shifrën e sipërcituar mësohet të ketë pasur dijeni dhe zyrtarë të FMN. Ky raport vijon të qëndrojë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe se kjo e fundit asnjëherë nuk ka hetuar në këtë drejtim.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me stabilitetin politik në vend dhe se si ndikon në ekonomi, Sejko tha se se zbatimi i reformës në drejtësi luan një element kyç në stabilizimin ekonomik. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015206813812256
array(1) { ["section"]=> string(105) "sejko-flet-per-skemen-e-vjedhjes-se-miliardave-ne-thesarin-e-bankes-dhe-komenton-raportin-e-klsh-se-48640" }