Sekretari amerikan i Mbrojtjes mesazh ngushëllimi ministres Xhaçka, për 'Dëshmorët e Atdheut' Hasanaj e Tanushi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:39 15-05-2019 Sekretari amerikan i Mbrojtjes mesazh ngushëllimi ministres Xhaçka, për 'Dëshmorët e Atdheut' Hasanaj e Tanushi Major Klodian Tanushi dhe Nentetare Zarife Hasanaj

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan i ka dërguar mesazh ngushëllimi ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për vdekjen e dy efektivëve të FA, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi në Letoni.

'Pranoni ngushëllimet e mia të thella për vdekjen tragjike të nëntetare Hasanajt dhe major Tanushit. Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë', shpehet Shanahan, ndërsa uron dhe shërim të shpejtë për reshter Julian Kapaj.

Nëntetare Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi humbën jetën nga shpërthimi i një mine në Letoni, në kuadër të një misioni të përbashkët me NATO-n, ndërsa u plagos lehtë reshter Julian Kapaj.

Untitled-1.gif

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018705129623413
array(1) { ["section"]=> string(115) "sekretari-amerikan-i-mbrojtjes-mesazh-ngushellimi-ministres-xhacka-per-deshmoret-e-atdheut-hasanaj-e-tanushi-164470" }