Kjo është vizita 5 orëshe e sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry sjellë përmes kësaj fotoje që tregon takimin e me vogëlushin 5-vjeçar dhe kryeministrin Edi Rama në bulevardin ''Dëshmorët e Kombit''.. Masa të rrepta sigurie, kontrolle nga ajri e toka. Të vetmit që dukeshin nëpër kryeqytet ishin forcat policore dhe ato të SHISH në gatishmëri të plotë me mjete autoblinda. Kerry mbërriti në aeroport 45 minuta me vonesë, jo në orën 9:00 siç ishte parashikuar por në orën 9:45. Në aeroport u prit nga ambasadori amerikan Donald Lu dhe Presidenti Bujar Nishani.Me Nishanin, ndryshe nga ç’ishte planifikuar, për shkak të pamundësisë kohore, Kerry zhvilloi një bisedë vetëm disa minutëshe në shkallët e avionit. Pas kësaj, Kerry iu drejtua Kryeministrisë ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar. Të dy, Kerry dhe Rama, mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Me të mbaruar, Kerry zhvilloi një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe deputetët e djathtë. Fundi i vizitës ishte pas takimit me anëtarë të shoqërisë civile. John Kerry qëndroi plot 5 orë në Shqipëri me premtimin se do kthehej sërish...