Sekretari Amerikan i Shtetit telefonon Ramën: Ke mbështetjen e SHBA, Pince ka përshtypje pozitive nga takimi i Malit të Zi

Publikuar tek: politike, më 15:34 09-08-2017 Sekretari Amerikan i Shtetit telefonon Ramën: Ke mbështetjen e SHBA, Pince ka përshtypje pozitive nga takimi i Malit të Zi

Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson telefonon kryeministrin Edi Rama.

Sekretari amerikan e ka telefonuar kryeministrin për ta uruar për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit ndërsa i ka kujtuar Ramës përgjegjësinë që ka paskëtaj PS-ja dhe ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve.

“Ky mandat obligon Partinë Socialiste të thellojë reformat. PS të pastrojë administratën nga të korruptuarit. SHBA do t'ju mbështesë në këtë mandat. Nga takimi i Malit të Zi Mike Pence ka përshtypje pozitive”, mësohet t’i ketë thënë Tillerson shefit të qeverisë. 

Nga ana tjetër Rama i ka bërë një pasqyrë të situatës rajonale dhe i ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA në sektorin e energjisë dhe posaçërisht të naftës e të gazit, gjë që është pritur me shumë interes nga sekretari amerikan. Mësohet se biseda telefonike mes të dyve ka zgjatur më shumë se 20 minuta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma shqiptare nuk mbaron me reformën në drejtësi; ajo fillon me të
Ministri i Bashës që flitet se do rrijë në qeverinë e Ramës, reagon anëtari i PD: Kjo na çon në bashkëqeverisje »
Article Logic
Execution time: 0.011489152908325
array(1) { ["section"]=> string(67) "sekretari-amerikan-i-shtetit-telefonon-ramen-zbardhet-arsyeja-88660" }