Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 9 vjetorin e pavarësisë

Publikuar tek: bota, më 08:15 15-02-2017 Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 9 vjetorin e pavarësisë

Në emër të Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan, është kënaqësi e imja t’i uroj qytetarët e Kosovës për vitin e nëntë të pavarësisë që e festoni më 17 shkurt”. Kështu e nis urimin e tij me rastin e Pavarësisë së Kosovës, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare në internet.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë me Kosovën, të bazuar në aspirata të përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë”, shkruan tutje Tillerson.

Më pas, ai përmend disa prej sukseseve të arritura nga kosovarët, si medalja e artë olimpike e Majlinda Kelmendit dhe ndeshja e parë e përfaqësueses kosovare si anëtare e FIFA’s.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën drejt suksesit, dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj për paqe dhe prosperitet”, përfundon urimin e tij sekretari i Shtetit në administratën e Presidentit Donald Trump, Rex Tillerson.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029375076293945
array(1) { ["section"]=> string(75) "sekretari-amerikan-i-shtetit-uron-kosoven-per-9-vjetorin-e-pavaresise-68741" }