Sekretari Amerikan i Shtetit uron Pavarësinë: Kosovë, SHBA do t’ju mbështesë gjithmonë

Publikuar tek: barometri, më 07:08 18-02-2018 Sekretari Amerikan i Shtetit uron Pavarësinë: Kosovë, SHBA do t’ju mbështesë gjithmonë

Sekretari Amerikan i shtetit Rex Tillerson uron Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë. 

Tillerson është shprehur se SHBA, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Sakaq, ka theksuar se Kosova do të ketë mbështetjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe në rrugën për përforcimin e Pavarësisë.

“Kosova , në këto 10 vjet ka treguar mature dhe vendosmëri”- shkruan Tillerson bashkangjitur urimit për shtetin e Kosovës.

Deklarata e plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara, i uroj Kosovës dhe qytetarëve të saj, 10-vjetorin e pavarësisë, si një komb sovran. Në një dekadë që nga pavarësia, Kosova ka treguar vendosmëri për t’u bërë një shtet më stabil, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin qytetarët e Kosovës, të cilët punojnë në fuqizimin e institucioneve demokratike e multientike, në rritjen ekonomike si dhe në forcimin e sundimit të ligjit, në rrugën drejt integrimit të plotë në bashkësinë ndërkombëtare. U uroj qytetarëve të Kosovës një të ardhme të mbushur me paqe dhe prosperitet

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039131879806519
array(1) { ["section"]=> string(91) "sekretari-amerikan-i-shtetit-uron-pavaresine-kosove-shba-do-t-ju-mbeshtese-gjithmone-110628" }