Sekretari i Jashtëm britanik anulon vizitën në Moskë pas qëndrimit të Rusisë për sulmet ajrore në Siri

Publikuar tek: bota, më 19:30 08-04-2017 Sekretari i Jashtëm britanik anulon vizitën në Moskë pas qëndrimit të Rusisë për sulmet ajrore në Siri

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, thotë se e ka anuluar vizitën në Moskë, të planifikuar për 10 prill. Shkak janë bërë zhvillimet në Siri, ku një sulm i dyshuar me armatim kimik, i ka nxitur Shtetet e Bashkuara, që të fillojnë sulme ajrore.

“Zhvillimet në Siri e kanë ndryshuar situatën në mënyrë fondamentale”. Pritoritet im tashmë është t’i vazhdoj kontaktet me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, para takimit të grupit G­7 më 10 – 11 prill, për të ndërtuar mbështejtje të koordinuar ndërkombtare për armëpushim në terren dhe për një proces të intensifikuar politik”,  thuhet në deklaratën e zotit Johnson.

Sekretari i jashtëm britanik e shikon me keqardhje qëndrimin e rusisë për regjimin e Assadit.

Vendet perëndimore e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al ­Assad, për sulmin ajror me gaz nervor helmues, duke marr së paku 86 jetë njerëzish.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA rinis sulmet ajrore në Siri
Shpërthim në Egjipt: Vdesin 13 persona, 40 të tjerë të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011295080184937
array(1) { ["section"]=> string(108) "sekretari-i-jashtem-britanik-anulon-viziten-ne-moske-pas-qendrimit-te-rusise-per-sulmet-ajrore-ne-siri-74546" }