Sekretari i ministrisë greke: Veto Shqipërisë në BE po s’ndërtoi varrezat e ushtarëve grekë, reagon historiani Llalla

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 06-11-2015 Sekretari i ministrisë greke: Veto Shqipërisë në BE po s’ndërtoi varrezat e ushtarëve grekë, reagon historiani Llalla

Sekretari  i përgjithshëm i Ministrisë së drejtësisë greke, Jorgos Surlas, deklaroi se do ti vendosë veton Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE nëse nuk ndërton varrezat e ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke 1940. Këtë deklaratë Jorgos Surlas e bëri gjatë një takimi që pati në 2 Nëntor me drejtuesit e organizatës ekstremiste greke që luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë AUTONOMIA E VORIO EPIRIT 1914.

Surlas tregon historiani Arben Llalla, më 2 nëntor u takua në Pirea me ekstremistët dhe anëtarët e Agimit të Artë, Lefteri Prifti dhe Jani Papa, shtetas shqiptar dhe grek.

Sipas historianit  Llalla "deklarata e z.Surla për VETO të Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE janë provokative e kanë prapavija dashakeqësie". "E pyesim z. Surlas se çfarë roli ka ai në organizatën ekstremiste AUTONOMIA E VORIO EPIRIT 1914?"

Në 28 Tetor Lefter Prifti bashkë me anëtarë të tjerë të Agimit të Artë shoqëruan në Këlcyrë të Përmetit, ish-nënkryetarin e Kuvendit të Greqisë Jorgos Surlas, ku u mbajtën homazhe për ushtarët e vrarë në luftën Italo-greke.

lla1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Elbasan, lypësi i vogël ndan byrekun e vet me qenin e uritur. Qytetari sjell ngjarjen
Arrestohet drejtori i Auditit në Bashkinë e Tiranës për korrupsion. Policia: Mori 5 milionë lekë »
Article Logic
Execution time: 0.01172399520874
array(1) { ["section"]=> string(121) "sekretari-i-ministrise-greke-veto-shqiperise-ne-be-po-s-ndertoi-varrezat-e-ushtareve-greke-reagon-historiani-llalla-24808" }