Sekretari i NATOS: Rusia nuk ka përparuar me marrëveshjen e traktatit për armët

Publikuar tek: bota, më 23:53 05-07-2019 Sekretari i NATOS: Rusia nuk ka përparuar me marrëveshjen e traktatit për armët Sekretari i Pergjithshem i NATO, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nuk është arritur asnjë përparim nga Rusia përsa i përket Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi.

Traktati është nënshkruar mes dy superfuqive SHBA-BRSS në vitin 1987, presidenti amerikan i asaj kohe Ronald Reagan dhe udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik të asaj kohe, Mikhail Gorbaçov.  

Moska pretendon se i është përmbajtur plotësisht traktatit të vitit 1987, që eliminonte arsenalin me raketa të mesme të dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dy ditë më parë ligjin që pezullon pjesëmarrjen e vendit në traktatin mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Nga ana tjetër SHBA pritet të tërhiqet nga marrëveshja më 2 gusht pasi ka akuzuar Rusinë se ka dislokuar një sistem raketash SSC-8 që bie ndesh me paktin.

Gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura në selinë qëndrore të NATO-s, sekretari Stoltenberg bëri me dije se nuk shikonte asnjë ndryshim dhe se traktati i vitit 1987 do të pezullohej.

Tensionet mes lindjes dhe perëndimit sa vijnë dhe po shtohen, ndërkohë që edhe prishja e marrëveshjes së traktatit i hedh benzinë zjarrit duke krijuar shqetësime serioze.  Sipas ekspertëve ushtarakë të sigurisë, raketat me rreze të mesme veprimi do t’i krijonin Rusisë mundësinë që të niste një sulm bërthamor në Europë brenda një kohe të shkurtër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067770481109619
array(1) { ["section"]=> string(85) "sekretari-i-natos-rusia-nuk-ka-perparuar-me-marreveshjen-e-traktatit-per-armet-171282" }