Sekretari i OSBE-së pret në Danimarkë Rudina Hajdarin, Senida Mesin dhe Ralf Gjonin, porosi për Reformën Zgjedhore: Të gjitha palët në tavolinë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:18 09-10-2019 Sekretari i OSBE-së pret në Danimarkë Rudina Hajdarin, Senida Mesin dhe Ralf Gjonin, porosi për Reformën Zgjedhore: Të gjitha palët në tavolinë (DETAJE) Sekretari i AP të OSBE-së Roberto Montella

Sekretari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Roberto Montella priti sot në Kopenhagen delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë.

Zyrtari i lartë i OSBE-së u takua me deputetet Rudina Hajdari, Senida Mesin, Ralf Gjonin, të cilët ishin të shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në Danimarkë Elida Petoshati dhe Kreu  Departamentit Ndërkombëtar të Parlamentit Sidrit Minxhozi.

Në takim u fol për një sërë ccështjesh duke nisur vendimi i KE-së për negociatat e Shqipërisë dhe BE-së në 18 tetor, marrja e presidencës së OSBE-së nga vendi jonë në vitin 2020 dhe reforma zgjedhore. Montella shprehu besimin se Shqipëria do të adresojë në mënyrën e duhur ccështjet prioritare të OSBE-së.

‘’OSBE-ja ka nevojë për lidership të fortë dhe jam i bindur se Shqipëria do të jetë e aftë të lëvizë përpara axhendën e OSBE-së duke respektuar shpirtin e përgjegjësië dhe pronësisë kolektive’’’, deklaroi sekretari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Për sa i përket Reformës Zgjedhore, ai dha mbështetjen e përfshirjes së mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jashtë parlamentit në bisedimet për hartimin e Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë në muajin nëntor, një përfaqësi e zyrtarëve të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të vizitojë Tiranën në muajin nëntor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03342604637146
array(1) { ["section"]=> string(154) "sekretari-i-osbe-se-pret-ne-danimarke-rudina-hajdarin-senida-mesin-dhe-ralf-gjonin-porosi-per-reformen-zgjedhore-te-gjitha-palet-ne-tavoline-detaje-181411" }