Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon armëpushim global: Më e keqja nuk ka ardhur ende

Publikuar tek: bota, më 16:33 04-04-2020 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon armëpushim global: Më e keqja nuk ka ardhur ende Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje për armëpushim global, me qëllim që vendet e shkatërruara nga luftërat dhe konfliktet aktive, të kenë mundësi të luftojnë pandeminë e Covid-19 që ka ‘’pushtuar’’ globin.

‘’Më e keqja nuk ka ardhur ende’’, u shpreh fillimisht Guterres duke iu referuar vendeve si Siria, Libia apo Jemeni, që kanë konflikte.

Edhe më herët, Sekretari i OKB-së ka bërë thirrje për paqe dhe ulje të tensioneve, ndërsa luftimet vijojnë në disa vende. Guterres u shpreh se palët e përfshira në konflikte, si Kolumbia, Libia, Kameruni, Mianmari, Filipinet, Sudani, Siria apo Jemeni etj, kanë mbështetur thirrjen e tij për armëpushim.

‘’Më e keqja nuk ka ardhur ende. Stuhia e Covid-19 po shkon në të gjitha zonat e konfliktit. Nevoja e armëpushimit është urgjente. Virusi ka treguar se sa shpejt mund të lëvizë përtej kufijve. Në shumë prej situatave më kritike, nuk kemi parë zvogëlim të luftimeve. Disa konflikte madje janë intensifikua, ndërsa kemi marrë shumë premtime për armëpushim’’, tha mes të tjerash Guterres.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087029933929443
array(1) { ["section"]=> string(95) "sekretari-i-pergjithshem-i-okb-se-kerkon-armepushim-global-me-e-keqja-nuk-ka-ardhur-ende-201345" }