Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së uron Metën me rastin e zgjedhjes President

Publikuar tek: politike, më 12:25 10-05-2017 Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së uron Metën me rastin e zgjedhjes President

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, uron Ilir Metën me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Përmes një telegrami, Zannier vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyer që OSBE ka pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin Kryetarit Meta.

Gjithashtu, Zannier zotohet se përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur Shqipërinë në procesin e reformave.

 Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesia Juaj,

 Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë.

Ju merrni këtë detyrë në një moment të rëndësishëm për rajonin e për gjithë Europën, dhe përfitoj nga rasti t’ju uroj sa më shumë sukses. E vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi pasur me Kuvendin e Shqipërisë nën drejtimin tuaj, duke përfshirë edhe takimit tonë të fundit në Tiranë në 2015-n.

Përmes institucioneve të saj dhe Prezencës në Shqipëri, OSBE mbetet e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet kombëtare dhe për të mbështetur vendin tuaj në procesin e reformave.

Shkëlqesia Juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.

Lamberto Zannier Sekretar i Përgjithshëm i OSBE

meta.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083739757537842
array(1) { ["section"]=> string(83) "sekretari-i-pergjithshem-i-osbe-se-uron-meten-me-rastin-e-zgjedhjes-president-78116" }