Sekretet e prezantueses së njohur shqiptare, pse u burgos në New York

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:21 04-03-2017 Sekretet e prezantueses së njohur shqiptare, pse u burgos në New York

Atë shpesh e shihni në televizionin Klan Kosova, aty ku dhe drejton emisionin Prive që shumë vite. Merret me shoubiz, por pak a shumë edhe vetë i takon kësaj fushe.

Liberta Spahiu, ka ofruar për Gazeta Metro disa fakte që ndoshta pak kush i ka dëgjuar më parë. Ajo nuk ka nguruar të tregojë se para një kohe ka qenë e arrestuar dhe ka mbajtur burg për disa orë.

eeaeae3e344r4444q242gh.jpg

Lexoni më poshtë tetë fakte për prezantuesen Liberta Spahiu.

1.Liberta Spahiu është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë. Ajo ka lindur në Kosovë, mirëpo babai i saj ka lindur dhe ka jetuar për disa vite atje.

2. Ndonëse tani nuk e ushtron atë profesion, Liberta ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, në degën e Stomatologjisë, në shkollën “Dr Ali Sokoli”.

3. Nuk e keni ditur por Liberta Spahiu, ka ushtruar Balet për më shumë se 5 vite. Kjo ka ndodhur 17 vite më parë.

4. Para se ajo t’i hyjë punën në televizionin Klan Kosova, ka pasur një restorant dhe e ka mbikëqyr atë në mënyrë konstante. Kjo ka ndodhur kur Liberta ishte 24 vjeçe.

5. Ky fakt do t’iu befasojë edhe më shumë. Liberta ka qenë në burg për rreth 30 orë, për shkak të vozitjes së shpejtë. Ngjarja ka ndodhur në New York. Për shkak të kësaj, ajo kishte humbur fluturimin dhe ka mbetur në New York për një javë më shumë.

6. Ndonëse tash është një prezantuese e suksesshme dhe udhëheq emisionin më të shikuar në Kosovë, ajo para se t’i hyjë kësaj pune nuk e ka dashur fare punën në TV. Por, kishte qenë kushërira e saj e cila e ka detyruar të marrë këtë vendim.

7. Edhe këtë se besojmë që e keni ditur, pasi që Liberta ka qenë edhe pjesë e një gare bukurie. Ajo ka marrë pjesë në garën “Kosova New Fave 2000 dhe si rezultat ka fituar si përcjellësja e parë. Në këtë garë fituese ishte Diellza Bunjaku – Spahiu, tashmë edhe gruaja e vëllait të Libertës.

8. Por hiq më pak i rëndësishëm është fakti që Liberta është shumë e zonja në kuzhinë dhe ka qejf që në shtëpinë e saj gjithçka të jetë e pastër dhe në vendin e vet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021807193756104
array(1) { ["section"]=> string(74) "sekretet-e-prezantueses-se-njohur-shqiptare-pse-u-burgos-ne-new-york-70703" }