Sekreti i jetëgjatësisë? Jeto vetëm. Flet gruaja 114 vjeçare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:19 16-02-2015 Sekreti i jetëgjatësisë? Jeto vetëm. Flet gruaja 114 vjeçare Gruaja 114 vjeçare Emma Morano

Sekreti për të jetuar gjatë? Të jesh beqare. Të paktën sipas Emma Morano, 114 vjeç, gruaja me jetëgjatësi më të madhe në Itali, Evropë dhe në vendin e pestë në klasifikimin e grave që janë jetuar më shumë në botë.

Jeta e saj është publikuar sot (e hënë) në New York Times. Nga kjo intervistë ka treguar edhe recetën e jetëgjatësisë. Ishte viti 1938 kur pas vdekjes së të birit që ishte pak muajsh, vendosi të ndahej nga burri. Më pas, pretendentët nuk i munguan. POr ajo vendosi të mos martohej. “Nuk doja të komandohesha nga askush” shpjegon ajo. E tha, dhe e bëri. Sot 114 vjeç jeton ende vetëm në apartamentin e saj me dy dhoma në Verbania, në Lago Maggiore. Asnjë ndihmëse me përjashtim të mbesës që çdo mengjes shkon ta takojë për ta ndihmuar në përgatitjen e ushqimit. Për të tjerat, i bën të gjitha vetë.

Ka lindur në 29 nëntor 1899 në Civiasco, në një provincë të Vercelli, më pas Morano u transferua në Lago Maggiore dhe ishte ende vajzë. Punonte në një fabrikë që prodhonte çanta. Që kur një mjek i tha se vuante nga anemia, dieta e saj ishte gjithmonë njëlloj: tre vezë në ditë që i ktheu në dy vezë në vitet e fundit. Sipas llogarive, në 100 vite ka ngrënë të paktën 100 mijë vezë. Pjesa tjetër e menysë është e thjeshtë: pak mish krudo, pak makarona dhe një banana. Edhe pse sekreti për të jetuar gjatë – shpjegon Valter Longo drejtori i Institutit të Jetëgjatësisë në Universitetin e Kalifornisë, - është edhe një factor gjenetik. Një nga motrat Morani vdiq 100 vjeç. NJë tjetër vdiq 102 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02198600769043
array(1) { ["section"]=> string(63) "sekreti-i-jetegjatesise-jeto-vetem-flet-gruaja-114-vjecare-3512" }