Një prostitutë 17-vjeçare dhe dy klientë të saj janë kapur në flagrancë nga agjentë të policisë në dhomën e një hoteli pranë mbikalimit të Kasharit. Minorenia ishte nën vëzhgim gjatë kohës që vjehrri i saj M.B drejt një lokali nate, ku takonte klientët.
“Sëbashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit n.6 është hyrë te dhoma dhe janë gjetur tre personat të zhveshur lakuriq. Janë identifikuar si shtetasit P.B, 17 vjeç, E.R 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç. Është vënë re se në tavolinë kishte gota me alkool si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë dhe dy kartëmonedha 1000 lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve. në momentin kur është hyrë në dhomë shtetasi me iniciale E.R, ka marrë pjatën dhe e ka hedhur në drejtim të vaskës. Më pas iu është thënë të visheshin. Minorenia P.B , ka shpjeguar për policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë”, thuhet në dëshminë e e Policisë të zbardhur nga gazeta “Panorama”.
Gjatë hetimeve e mitura ka rrëfyer se ka ushtruar prostitucion dhe me lekët që fitonte ka shpërblyer familjen e të dashurit, duke i dhënë para vjehrrit dhe bashkëshortes së tij.
Pas arrestimit të tyre më 25 nëntor 2014, e mitura është dënuar me 4 muaj burg, ndërsa dy klientët e saj me nga nëntë muaj heqje lirie.