‘Seksi para garave bën mirë’, habit Luiza Gega: Kam menduar të heq dorë nga sporti

Publikuar tek: sport, më 10:31 30-10-2019 ‘Seksi para garave bën mirë’, habit Luiza Gega: Kam menduar të heq dorë nga sporti

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega ka treguar disa fakte interesante rreth vetes teksa ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora.

Luiza tha se shumë herë ka menduar të heqë dorë nga sporti dhe se ka frikë se një ditë do ta bëjë këtë, ndërsa rrëfeu se fizikun e ka shumë të mirë dhe i lejon të hajë gjithçka.

“Kam menduar shpesh për të hequr dorë. Por, është bërë një pjesë e jetës. Kam frikë që do të heq dorë një herë në jetë. Unë zgjohem me të. Gjithë 24 orëshi im është i lidhur me të. Është regjimi që unë mbaj. Duhet të ha në orarin e duhur. Nuk kam ndonjë ushqim specifik. Duhet të mundohem të marr ato proteinat e duhura, karbohidratet e duhura. Kur më shkon mendja edhe ha pica. Unë e kam këtë luksin. Fiziku im për fat të mirë ma lejon, me kuptimin që unë bëj shumë stërvitje dhe e djeg. Unë bëj rreth 150 kilometra në javë. Aktualisht ushqimi është një faktor i rëndësishëm për mua, por unë nuk ushqehem aq sa duhet. Por konsumoj shumë dhe i menaxhoj gjatë ditës, ku mundohem t’i heq me stërvitje. Nuk kam limite në dietë. Mund të pij edhe birrë. Në fakt mua më bën mirë birra, por që unë nuk e pi dot, nuk më pëlqen”, u shpreh ajo, ndërsa u pyet nëse i lejohet të kryejë marrëdhënie seksuale para garave siç i ndalohet meshkujve para ndeshjeve.

“Meshkujve nuk i bën mirë para garave, por femrave mund t’i bëjë edhe mirë,” tha Gega duke qeshur.

luiza-gega-dite-e-re-780x405.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074849128723145
array(1) { ["section"]=> string(85) "seksi-para-garave-ben-mire-habit-luiza-gega-kam-menduar-te-heq-dore-nga-sporti-184026" }