Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, kanë gotitur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas.
Burime nga policia bëjnë me dije se u vunë në pranga shtetasit,
-Aleksander Kronaj , 29 vjeç, banues në Bardhaj,Shkoder.
-Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër.
-Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), autobuzit të linjës Shkodër – Pistoja Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë shtetasi Zef Perndoj dhe në pronësi të shtetasit Agostin Arra , në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material, 25 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE
Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim" i parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.