Akuzat për 'sulm politik', Ambasada e SHBA reagon pas sekuestrimit nga SPAK të pasurive të Ylli Ndroqit (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:24 07-08-2020 Akuzat për 'sulm politik', Ambasada e SHBA reagon pas sekuestrimit nga SPAK të pasurive të Ylli Ndroqit (DEKLARATA E PLOTË) Ambasada e SHBA

Pas dosjes 339, sekuestrimi i pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi është goditja e dytë më e madhe që ka bërë SPAK, që nga fillimi i punimeve si strukturë e Posaçme.

Biznesmenit Ndroqi iu sekuestruan 26 prona, përfshirë edhe Tv Ora News. Pas këtyre veprimeve SPAK ka marrë disa “goditje” politike dhe mediatike, por ambasada amerikane shpreh mbështetjen e plotë nsaj kësaj strukture.

Përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare në facebook, ambasada e SHBA-së thotë se ka ardhur koha që ekspertët e dejtësisë të punojnë të qetë dhe të lihen të bëjnë punën e tyre, pa kërcënime, presione dhe kanosje.

Reagimi i Ambasadës së SHBA

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë - oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit - duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Lexo edhe: Goditjet e SPAK, reagon prerë Yuri Kim: Kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve, mbështesim drejtësinë e re

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096199512481689
array(1) { ["section"]=> string(136) "sekuestrimet-e-pronave-te-ylli-ndroqit-nga-spak-reagon-ambasada-e-shba-mbeshtesim-punen-e-pavarur-ndaloni-kercenimet-dhe-kanosjet-216422" }