Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, avokatët e buznesmenit ankimojnë vendimin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 07-08-2020 Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, avokatët e buznesmenit ankimojnë vendimin Ylli Ndroqi

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi kanë ankimuar vendimin për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit.

Ankimimi është dorëzuar vetëm pak minuta më parë, ndërsa mes pronave të sekuestruara janë edhe dy televizionet "Ora" dhe "Ora News".

Avokatët janë shprehur se kanë evidentuar parregullsi në procedurat e ndjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera.

Ata kanë pohuar se Ylli Ndroqit i janë sekuestruar pasuri të fituara nga trashëgimia, apo me kredi bankare të vërtetuara me dokumentacion të rregullt ligjor.

Sipas avokatëve, hetimet nga polica e shtetit, kanë zgjatur rreth 18 muaj nën drejtimin e prokuroreve te SPAK, ndërkohë që trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019 para presidentit të republikës. Pra vetëm 8 muaj më parë.

"Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit  të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali.

Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS dhe nga publikimi i vendimi të bërë dje për Italinë që zoti ylli Ndroqi në vitin 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian, ka lëvizur lirshëm në zonën Shengen ka qenë edhe në SHBA. Nuk mund të ishte edhe në burg edhe në Itali, edhe në Mynih dhe në Los Angelos.

Është dhënë si indicie pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese dhe se duke filluar para 2010 ku është botuar në fletoren zyrtare. Kemi konstatuar absurditete nga më të ndryshmet. Pasi kemi çekuar të gjitha pronat e tij me dokumentacionin përkatës se si janë përfituar këto prona kemi parë se është vënë sekuestro toka arë 600 metra katrorë në fashatin Zbarqe, që nuk posedohet prej shumë vitesh nga zoti Ndroqi dhe aktualisht aty ndodhen varrezat e fshatit dhe është fakt lehtësisht i verifikueshëm.

Pasuritë e tjera janë të gjitha të krijuara nga aktivitete tregtare të licensuara që nga viti 1993, kanë kaluara disa herë kontrollet nga Tatimet dhe drejtoria  e parandalimit të pastrimit të parave dhe ka rezultuar OK dhe është kredituar nga bankat 100 % . Dhe një absurd tjetër që janë sekuestruar mjetet e Ora News që janë me kredi (leazing)nga raiffeisen bank. Quhet pasuri e paluajtshme mjetet që janë me kredi (leazing). Gjithashtu dhe pasuritë që janë të kredituar 100 % nga bankat në vlerën e blerjes së tyre dhe nuk mund të quhet pasuri e paluajtshme një pasuri që është blerë me masën 100 % e financimit të saj nga bankat. Për sa i përket të gjitha pasurive të zotit Ndroqi ato janë të krijuara me burime të ligjshme, kemi depozituar provat bashkangjitur ankimit tonë dhe shpresojmë që të gjitha provat do të merren parasysh nga apeli pasi dhe sekuestro është bërë në kundërshtim me ligjin 11 të ligjit Anti-Mafia ku përcaktohen kriteret ku vihet sekuestro, kur janë në prag të tjetërsimit dhe nuk kanë qenë në prag të tjetërsimit dhe ku janë në ndikim të organizatave kriminale që fakt tërësisht i pavërtetë pasi Ora News dhe Tv Ora kanë qenë duke publikuar lajme kundër organizatave kriminale dhe asnjëherë nuk kanë qenë nën ndikim e ndonjë organizate kriminale", tha avokati Alban Qafa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010329008102417
array(1) { ["section"]=> string(87) "sekuestrimi-i-pasurive-te-ylli-ndroqit-avokatet-e-buznesmenit-ankimojne-vendimin-216396" }