Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, PD: Mbështesim hetimet, por duhet transparencë, ndryshe liria e medias është në rrezik

Publikuar tek: aktualitet, më 18:22 03-08-2020 Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, PD: Mbështesim hetimet, por duhet transparencë, ndryshe liria e medias është në rrezik

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi.

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi me anë të një postimi në rrejtet sociale është shprehur se mbështesin  çdo hetim, ndaj cilido, por apelon që të ketë transparencë të plotë mbi këtë hetim, pasi mund të vihet në rrezik liria e medias.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.

Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias.

Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Dërgimi i forcave policore për të rrethuar RTV Ora dhe Ora Neës, duke ushtruar presion psikologjik mbi gazetarët dhe stafin hedh hije të forta dyshimi për mënyrën sesi u veprua, kohën kur u veprua dhe arsyet pse u veprua tani.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora Neës, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010091066360474
array(1) { ["section"]=> string(129) "sekuestrimi-i-pasurive-te-ylli-ndroqit-pd-mbeshtesim-hetimet-por-duhet-transparence-ndryshe-liria-e-medias-eshte-ne-rrezik-215966" }