Sekuestro shtëpive për borxh energjie? Tërhiqet qeveria

Publikuar tek: politike, më 07:59 29-04-2015 Sekuestro shtëpive për borxh energjie? Tërhiqet qeveria Debitorë duke paguar te sportelet e OSHEE-së

Qeveria tërhiqet nga vendimi për të sekuestruar shtëpitë e debitorëve të energjisë elektrike. Pritet që sot të diskutohet amendamenti i projektligjit, i cili pas shumë kundërshtive duket se nuk u përkrah gjerësisht.

Situata para zgjedhjeve nuk është aspak e favorshme për një vendim të tillë pasi mund të sjellë pakënaqësi të mëdha, por qeveria qëndron këmbëngulëse në sekuestrimin e pasurive të bizneseve. Maxhoranca do të jetë e vendosur që të sekuestrohen pronat e bizneseve me mbi 2 milionë lekë të rinj debi ndaj OSHEE-së.

Deputetët mendonin të kalonin këtë projekligj, për sekuestro të shtëpivë të familjarëve me borxhe që prej 2009-s. Niveli i borxhit duhet të ishte mbi 300 mijë lekë të rinj, që të niste vendosja e barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024872064590454
array(1) { ["section"]=> string(59) "sekuestro-shtepive-per-borxh-energjie-terhiqet-qeveria-9919" }