Sekuestrohen 1 mijë rrënjë kanabis në Bulqizë, 3 të arrestuar (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:10 11-07-2019 Sekuestrohen 1 mijë rrënjë kanabis në Bulqizë, 3 të arrestuar (VIDEO)

Një mijë rrënjë kanabis janë sekuestruar nga policia në zonën e Bulqizës, në Ballaj të Martaneshit.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona,  A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Kanabisi dyshohet se është sjellë nga Tirana në formë kubikësh dhe ishte bërë gati për t'u mbjellë në pyjet e Martaneshit. Po ashtu gjatë aksionit policia sekuestroi një armë zjarri tip automatik.

Njoftimi i plotë: 

Finalizohet me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019" në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, kubik ku ishin kultivuar fara cannabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit , si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në malin e Ballenjës, njësia administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor "Ballenjë-2019" , duke arrestuar në flagrancë shtetasit :

A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.

K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.

O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

•Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek

•1324 kubik(gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara cannabis sativa

•Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007192850112915
array(1) { ["section"]=> string(73) "sekuestrohen-1-mije-rrenje-kanabis-ne-bulqize-3-te-arrestuar-video-171841" }