Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës.
Pas një kontrolli në makinën e tyre tip Ford me targë AA 315 PF, policia ka mundur të gjejë dhe të sekuestrojë një sasi prej 12 kg kanabis sativa.
Në pranga ranë Pandeli Gjylai, 26 vjeç, Stavri Fani 24 vjeç dhe Lorenc Çipi 29 vjeç. Gjatë ndalimit të makinës, autorët kanë tentuar ta hedhin sasinë e drogës, por policia i ka zbuluar menjëherë.
"Më datë 29.04.2017, në lagjen nr 10 në Korçë, tre shtetasit e mësipërm po lëviznin me mjetin tip “Ford”,me targa AA 315 PT, me drejtues shtetasin Pandeli Gjylapi. Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij të fundit, në xhepin e xhupit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale
2,6 gr lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Këta shtetas kanë tentuar të hedhin, edhe 1 qese farmaceutike me peshë 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Në vijim të kryerjes së veprimeve proceduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pandeli Gjylapi u gjet gjithashtu një sasi prej rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e vendosur në bidona plastikë,
1(një) peshore elektronike me ngjyrë jeshile, disa qese të ndryshme farmaceutike.
1(një) grirëse, për lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Si edhe një sasi vlere monetare prej 90 Euro, dhe 237.500 lek të reja me prerje të ndryshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë.