Sekuestrohen 12 kile drogë, arrestohet 34-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:33 24-01-2017 Sekuestrohen 12 kile drogë, arrestohet 34-vjeçari  (Emri)

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "EAST", ka sekuestruar 12 kile drogë dhe ka vënë në pranga një 34-vjeçar.

Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se në prang aka rënë shtetasi:

-  Besnik Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po tentonte të shiste sasinë e lëndës narkotike të cilën e mbante të fshehur në banesë, menjëherë Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke shkuar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Risili dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 12 kg, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e vendosur në thasë sintetikë me thurje, fshehur në 2 bidona plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet pa rrip sigurimi, ja me sa para tenton të korruptojë policin dhe "fati i keq" i shoferit (VIDEO)
Prokuroria identifikon bashkëpunëtorë të tjerë të Shullazit, priten arrestime »
Article Logic
Execution time: 0.011336088180542
array(1) { ["section"]=> string(59) "sekuestrohen-12-kile-droge-arrestohet-34-vjecari-emri-66521" }