Sekuestrohen 121 pako me kanabis te “Piramida 54” në kufi me Greqinë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:40 24-04-2017 Sekuestrohen 121 pako me kanabis te “Piramida 54” në kufi me Greqinë

Policia Kufitare e Korçës ka sekuestruar 121 pako kanabis sativa pranë fshatit Vidohovë në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Droga është gjetur e braktisur pranë vendit të quajtur “Piramida 54”, e futur në dy çanta sportive dhe një thes.

Njoftimi:

Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron në kufi të gjelbër, 121 pako me  lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Më datë 24.04.2017 nga ana e shërbimeve Operacionale në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në kufi të gjelbër, konkretisht në vendin e quajtur "Piramida 54", Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

121 pako të mbështjella me letër natriban, me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.

Materialet për hetime të mëtejshme do t'i  referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forcat e Armatosura nisin rikonstruktimin e urës së Bunës (FOTOT)
Policia greke sekuestron 210 kg hashash, në pranga dy shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.019860029220581
array(1) { ["section"]=> string(72) "sekuestrohen-121-pako-me-kanabis-te-piramida-54-ne-kufi-me-greqine-76292" }