Sekuestrohen 14 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit, një tjetër në kërkim (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 18-08-2019 Sekuestrohen 14 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit, arrestohet shoferi i kamionit, një tjetër në kërkim (VIDEO)

Policia Kufitare e Durrësit ka parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Janë sekuestuar 14 pako me lëndë narkotike cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kontrollit të kamionëve, është arrestuar në mjetin tip Scania, shtetasi me iniciale M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale  R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirëq.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare parandalon dhe  godet një rast të  tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 55.5 kilogramë cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Policisë  Kufitare Durrës në zbatim të detyrave të përcaktuara  në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së rriskut, kanë goditur një rast të  tentativës për  trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të  kamionëve,  në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë  konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale e fshehur në vende të ndryshme.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit  M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit.

Po në lidhje me këtë rast, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor shtetasin   R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020857095718384
array(1) { ["section"]=> string(124) "sekuestrohen-14-pako-me-lende-narkotike-ne-portin-e-durresit-arrestohet-shoferi-i-kamionit-nje-tjeter-ne-kerkim-video-175662" }