Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë dhe shpallet në kërkim një shtetas.
Bëhet me dije se, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike , nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një banesë në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë ka lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll.
Si rezultat i kontrollit , në afërsi të banesës së shtetasit T.L. 40 vjeç, banues në Perlat i Epërm - Mirditë , në një zonë të pyllëzuar, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e fshehur në një bidon plastik.
Shtetasi T.L. nuk u gjet në banesë , u shpall në kërkim si i dyshuar si posedues i lëndes narkotike dhe punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.