Sekuestrohen 26 kile drogë, arrestohet në flagrancë poseduesi (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 02-02-2017

Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe ka vënë në pranga poseduesin.

Burime të policisë bëjnë me dije se janë sekuestruar 5 pako drogë me peshë 26,3 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës Idris Mani, 61 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Benz ML” me targa AA211NY, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e tavanit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 5 (pesë) pako të mbështjella me letër natriban me peshë 26,3 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion shtetin Grek. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Korrupsioni në pikën e kolaudimit Berat, reagon SGS: Dënojmë aktin
Shqipëria pranon kërkesën për njohjen e minoritetit bullgar »
Article Logic
Execution time: 0.010874032974243
array(1) { ["section"]=> string(71) "sekuestrohen-26-kile-droge-arrestohet-ne-flagrance-poseduesi-emri-67502" }