Sekuestrohen 3 thasë me hashash, arrestohet i riu nga Belshi (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:11 03-03-2017

Sekuestrohen 21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe 39 copë fishekë dhe një aparat celular, arrestohet në flagrancë një shtetas.  

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një hetimi të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin e koduar "BRILANT".

Si rezultat në pranga ra B.P., 23 vjeç banues në fshatin Trojas në Belsh.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Trojas Belsh , grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe 39 copë fishekë armë zjarri model 54, kalibër 7.62 mm, dhe 1 aparat telefoni celular.

Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË NË TIRANË/ Gjimnazisti godet me sende të forta drejtorin e n/drejtoreshën e shkollës (EMRI)
Drogë në qeset e ushqimeve, pranga 41-vjeçarit në Vlorë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013198852539062
array(1) { ["section"]=> string(71) "sekuestrohen-3-thase-me-hashash-arrestohet-i-riu-nga-belshi-video-70600" }