Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë; 2 dyqane, 3 apartamente dhe 1 makinë në pronësi të vlonjatit të dënuar për drogë në Greqi

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 29-10-2020 Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë; 2 dyqane, 3 apartamente dhe 1 makinë në pronësi të vlonjatit të dënuar për drogë në Greqi Foto ilustruese

300 mijë euro pasuri i janë sekuestruar një shtetasi në Vlorë pasi ky i fundit është dënuar në Greqi për “Trafik narkotikësh”. Sipas Policisë, janë sekuestruar dy dyqane, 2 apartamente në Vlorë dhe 1 në Tiranë, si dhe 1 makinë Renault.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut. Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të dytë brenda pak minutash, Rama thirrje naftëtarëve: Pa mbyllur grevën nuk ju'a qajmë dot hallin, ju lutem na jepni mundësinë t'ju ndihmojmë
Vdekja e tre minatorëve në Dibër, flasin fqinjët: Galeria ishte mbyllur nga shteti, punonin në të zezë »
Article Logic
Execution time: 0.010987043380737
array(1) { ["section"]=> string(138) "sekuestrohen-300-mije-euro-pasuri-ne-vlore-2-dyqane-3-apartamente-dhe-1-makine-ne-pronesi-te-vlonjatit-te-denuar-per-droge-ne-greqi-225626" }