Policia ka finalizuar gjatë 12 orëve të fundit 2 operacione antidrogë në Kukës dhe në Fier dhe ka vënë në prnga 5 persona.
Operacioni i parë i koduar "Prita" është zhvilluar në Kukës. Gjatë operacionit janë sekuestruar 23 kg Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 4 shtetas konkretisht:
A.K., 31 vjeç banues në fshatin Gurë, Dibër.
R.L., 39 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.
P.E, 45 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.
K.E., 16 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në fshatin Bicaj- Kukës, janë kapur në flagrancë me një sasi rreth 23 kg lëndë narkotike, të cilën po e transportonin në mjetin tip “Furgon”, me targa TR 2797 T.
Në cilësinë e provës materiale sekuestruan :
- 23 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa si dhe automjeti tip “Furgon”, me targa TR 2797 T.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.
Ndërsa operacioni i dytë i koduar "MBROSTARI" është zhvilluar në Fier ku u sekusetruan 8 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe u arrestua në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “MBROSTARI”, ku si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A.M., 40 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në Mbrostar Ura, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.