Sekuestrohen 32 kile kokainë dhe 233 mijë euro, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Publikuar tek: bota, më 13:36 08-03-2017 Sekuestrohen 32 kile kokainë dhe 233 mijë euro, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër shqipatërë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Menjëherë pas arrestimit vëllëzërve iu është gjetur 32 kile kokainë dhe 233 mijë euro kesh.

Mediat italiane bëjnë me dije se policisë i lindën dyshime nga një automjet që përdorej nga dy vëllezërit e papunë, të cilët transportonin drogë nga Holanda.

Hetimet çuan në zbulimin e banesës së tyre në Inverigo, Comasco. Gjatë kontrollit, policia gjeti çelësat e një apartamenti të dytë e pikërisht në këtë shtëpi, brenda një dollapi të mbyllyr me çelës, ata kishin fshehur kokainën e ndarë e 29 pako, si dhe paratë, të ndara në pako nga 10 mijë euro.

Nëse do ë shitej droga mësohet se kapte vlerën e 4 milionë e gjysmë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012484073638916
array(1) { ["section"]=> string(84) "sekuestrohen-32-kile-kokaine-dhe-233-mije-euro-arrestohen-vellezerit-shqiptare-71194" }