Sekuestrohen në Mirditë 35 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe bien në prangat e policisë 3 poseduesit.
Në bazë të operacionit antidrogë të koduar "PRITJA " u arrestuan në flagrancë shtetasit :
*N.P, 33 vjeç, banues në Lezhë
* M.N , 22 vjeç, banues në Lezhë
* N.P , 24 vjeç, banues në Mirditë
Sipas policisë, këta 3 shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, janë konstatuar në fshatin Fan në Mirditë, me 3 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike Marijuanë , në peshë totale 35 kg , të paketuara gati për shitje .
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " në bashkëpunim parashikuar nga Kodi Penal.