Sekuestrohen 4 ton kokainë në Spanjë

Publikuar tek: bota, më 23:30 17-11-2017 Sekuestrohen 4 ton kokainë në Spanjë

Rreth katër ton kokainë me vlerë 100 milionë euro u sekuestruan në Spanjë dhe Marok gjatë një operacioni ndërkombëtar që përfundoi me arrestimin e 40 personave, njoftoi sot Ministria e Brendshme spanjolle.

Në një deklaratë, Ministria sqaroi se gjatë këtij operacioni, i ndërmarrë në 2016, Garda Civile konfiskoi në Spanjë 1,3 ton kokainë dhe rreth 13 milionë euro.

Drejtoria e përgjithshme e mbikëqyrjes së territorit (DGST) maroken sekuestroi nga ana e saj 2,6 ton kokainë. Agjencia amerikane  e antidrogës (DEA)  dhe policët gjermanë dhe italianë morën pjesë gjithashtu në operacion.

Kjo mundësoi, sipas Ministrisë spanjolle për të shkatërruar një organizatë të rëndësishme kriminale me seli në Spanjë dhe Marok e drejtuar nga Venezuela nga një shtetas spanjoll që është shpallur në kërkim.

Paratë e nxjerra nga shitja e drogës dërgoheshin në Venezuelë, nëpërmjet personave që fshihnin paratë në bagazhet e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doni të riparoni iPhone X, kujdes çmimet janë shokuese
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, dërgonte shqiptarët në Britaninë e Madhe »
Article Logic
Execution time: 0.010013103485107
array(1) { ["section"]=> string(42) "sekuestrohen-4-ton-kokaine-ne-spanje-99986" }