Sekuestrohen 40 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:05 08-01-2019 Sekuestrohen 40 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët u kapën me 40 kilogram kanabis.

Në përfundim të operacionit policor i koduar “Open”, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale në kuadër të operacionit policor të koduar “Open” arrestoi në flagrancë 2 shtetas.

Ata u kapën në flagrancë me lëndën e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Temperaturat nën zero, Bashkia e Tiranës hap strehëz të re për njerëzit në situatë rruge
Priten reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta, ARRSH apel shoferëve: Vendosni gomat dimërore »
Article Logic
Execution time: 0.012267112731934
array(1) { ["section"]=> string(64) "sekuestrohen-40-kg-kanabis-arrestohen-2-persona-ne-tirane-147963" }